Dyshimet për manipulim votash në Prizren, ndalohet një komisioner nga partia e Emilija Rexhepit NULL NULL 23.01.2026 11:15 23.01.2026 11:15 Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, po zhvillon një operacion në rajonin e Prizrenit lidhur me dyshimet për manipulim të votave. Si rezultat i këtij aksioni, një komisioner nga partia e Emilija Rexhepit, është në mesin e të arrestuarve. Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv, avokati Blend Gjini. Ai tha se është avokat i partisë së Emilja Rexhepit dhe se i dyshuari kishte funksionuar si komisioner i kësaj partie. “Unë përfaqësojë komisionerin e partisë së Emilja Rexhepi. Ai tani është arrestuar, por për mua si avokat është e çuditshme se Policia ka kërkuar që telefoni të dorëzohet menjëherë”, tha ai ndër të tjerash për Klankosova.tv Dyshimet për manipulim votash, Policia konfirmon operacionin në Prizren