Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Xhafer Gashi kritika për nivelin qendror: Qytetarët e të gjitha komunave duhet të trajtohen njëjtë (VIDEO)

NULL NULL
05.11.2025 22:30

Ditë më parë, kryeministri në detyrë Albin Kurti, bëri me dije se nuk do t’u japë buxhet komunave që nuk udhëhiqen nga LVV-ja.

E kryetari aktual i Obiliqit nga LDK, Xhafer Gashi, i cili po kandidon edhe për një mandat, në “Rubikon” në Klan Kosova pati kritika për nivelin qendror për këtë qasje, duke thënë se qytetarët e të gjitha komunave duhet të trajtohen njëjtë.

“Faktikisht unë mendoj edhe për qeverinë edhe për komunën qytetarët ish dashtë të trajtohen njëjtë, dhe fatkeqësisht kjo nuk ka ndodhur në katër vitet e fundit. Unë mendoj jo sikurse edhe qeveritë e mëhershme kur kemi arritur të kemi donacione nga niveli qendror, gjatë këtyre katër viteve fatkeqësisht nuk e kemi pasur mundësinë, madje edhe nga donatorët ndërkombëtarë për shkak të edhe rrethanave që janë krijuar”, vijoi tutje ai.

Gashi tha se tashmë janë mbi 10 mijë druj që janë mbjellë në Obiliq, kjo për ruajtjen nga ndotja e ajrit.

Ndër tjerash, ai përmendi edhe vendet se ku do të ketë parqe të reja.

Ndiqeni videon nga emisioni për më shumë detaje:

lajme të ngjashme