Neglizhencë për rastin e vrasjes në Fushticë, IPK rekomandon suspendimin e dy policëve NULL NULL 02.11.2025 13:29 02.11.2025 13:29 Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e dy zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Drenas, të cilët dyshohet se kanë treguar neglizhencë gjatë realizimit të detyrës zyrtare dhe ndërmarrjes së veprimeve lidhur me vrasjen në fshatin Fushticë e Poshtme të Drenasit. Bëhet e ditur se hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprime fillestare hetimore me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë. “Nga të dhënat e mbledhura deri më tani gjatë hetimeve të IPK-së Bazuar në hetimet fillestare dhe në autorizimet ligjore të IPK-së, me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit hetimor dhe parandalimit të ndonjë ndikimi të mundshëm në prova apo dëshmitarë , është rekomanduar suspendimi i zyrtarëve në fjalë. Hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë kompetente do të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, njofton Inspektorati. /Klankosova.tv Vrasja në Drenas: Ky është personi që humbi jetën – zbulohet edhe i dyshuari Vrasja në Fushticë të Drenasit, arrestohet i dyshuari