Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vrasja në Drenas: Ky është personi që humbi jetën – zbulohet edhe i dyshuari

NULL NULL
02.11.2025 10:36
Fotografi ilustruese për Policinë e Kosovës.

Një vrasje ka ndodhur mesditën e së shtunës në Fushticë të Drenasit.

Viktima, Ragip Shala, ka vdekur në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran, pasi nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve që kishte marrë.

Derisa sot, policia ka bërë të ditur se është arrestuar edhe i dyshuari.

Klankosova.tv mëson se i dyshuari lidhur me vrasjen është Vehbi Plakaj, derisa ende nuk dihet se cili ishte shkaku që çoi në këtë ngjarje të rëndë.

Po ashtu, është konfiskuar edhe një pistoletë, një fishek dhe një gëzhojë.

Vërejtje:
Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

Vrasja në Fushticë të Drenasit, arrestohet i dyshuari

Vdes një burrë në QMF-në e Komoranit pas plagosjes me armë zjarri

lajme të ngjashme