Super-bashkëpunim, Rita Ora dhe Yll Limani gati për këngën e re (FOTO) NULL NULL 31.10.2025 22:18 31.10.2025 22:18 Kësaj radhe po vjen një superbashkëpunim mes këngëtares kosovare me famë botërore, Rita Ora, dhe këngëtarit Yll Limani. Ishte Ylli i pari që i kërkoi Ritës realizimin e një kënge të përbashkët, dhe ajo pa dyshim e pranoi pa asnjë hezitim. Dyshja nuk e lanë me kaq, ata publikuan në “story” në Instagram bisedën mes tyre dhe konfirmimin e bashkëpunimit. Megjithatë, nuk dhanë më shumë detaje për datën e publikimit apo emrin e këngës. /Klankosova.tv