Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Edhe një kuti pa u numëruar, Bali Muharremaj udhëheq me votat e mërgatës

NULL NULL
20.10.2025 11:36
bali muharremaj
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj. Foto nga profili zyrtar

Janë numëruar 88.89% e votave me postë në komunën e Suharekës.

Bazuar në rezultatet e KQZ-së, kryetari aktual Bali Muharremaj, po udhëheq edhe me votat e diasporës, i cili fitoi 41.47% prej tyre, transmeton Klankosova.tv.

I dyti për nga rezultati i numërimit të votave me postë, renditet Ardian Shala i LDK-së, i cili ka grumbulluar 30.43% të votave.

Muharremaj kryeson edhe në rezultatet përmbledhëse, megjithëse balotazhi mbetet i pashmangshëm mes tij dhe Shalës së LDK-së.

lajme të ngjashme