Nis mbledhja e Kryesisë, s’marrin pjesë PDK dhe LDK NULL NULL 01.09.2025 13:12 01.09.2025 13:12 Ka nisur takimi konsultativ i thirrur nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha. Takimi vjen pas pamundësisë për të zgjedhur nënkryetarin e pestë, nga komuniteti serb, ku kryekuvendari në seancën e së shtunës e konsideroi kuvendin si të konstituuar, njofton Klankosova.tv. Ndërkohë që dy subjektet kryesore opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në këtë mbledhje. Në takim shihen prezent Dimal Basha dhe dy nënkryetaret, Albulena Haxhiu me Emilia Rexhepi.