“Rrëfime nga lufta”, çka pasqyrohet në librin e Hatixhe Xani-Ahmeti (VIDEO) NULL NULL 01.09.2025 08:57 01.09.2025 08:57 E ftuar në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Hatixhe Xani-Ahmeti Autorja dhe gazetarja Hatixhe Xani-Ahmeti ka publikuar librin e saj më të ri me prozë, “Rrëfime nga lufta”, një vepër që sjell tregime prekëse të mbijetuarve të luftës në Kosovë. E ftuar në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Xani-Ahmeti tregoi më shumë rreth sfondit të librit, duke theksuar se rrëfimet nuk janë personale, por të mbledhura nga njerëz që kanë përjetuar drejtpërdrejt tmerret e luftës. “Nuk janë rrëfime personale. Kam pasur rolin e gazetares dhe kam mbledhur histori nga njerëz që kanë përjetuar luftën, të mbijetuarit e saj”, tha Ahmeti, transmeton Klankosova.tv. Sa i përket vonesës në botimin e librit, ajo theksoi se ka hasur në vështirësi financiare dhe pengesa në përpjekjet për të realizuar projektin me ndihmën e institucioneve lokale. “Kur kam filluar punën me librin, kam pasur vështirësi financiare. Kam provuar dy herë ta realizoj si projekt në Komunën e Skenderajt, por nuk është aprovuar. Tani e kam finalizuar vetë, me mjetet e mia personale”, u shpreh ajo. Për më shumë mbi përmbajtjen e librit, rrëfimet që përfshin dhe elementet që e karakterizojnë këtë botim, ndiqni videon e mëposhtme: