Nico Gonzalez afër Atletico Madrid NULL NULL 31.08.2025 20:13 31.08.2025 20:13 Mesfushori Argjentinas i Juventusit është shumë afër për tu bashkuar me Atletico Madridin. Raportime nga disa mediume në Argjentinë insistojnë që Nico do të bashkohet me skuadrën e Diego Simeones në orët e ardhshme. Marrëveshja thuhet të jetë huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit, transmeton Klankosova.tv. Kujtojmë që ky largim i Nico Gonzalez lidhet ngushtë me ardhjen e Edon Zhegrovës te Juventusi, ku para pak orëve Lille kishte arritur marrëveshje me “Zonjën e Vjetër” për kushtet e transferimit.