Aksident i pazakontë te Zona Industriale NULL NULL 31.08.2025 10:22 31.08.2025 10:22 Aksident - Klankosova.tv Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në Zonën Industriale. Bazuar në fotografitë e dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, në aksident duket se janë përfshirë dy vetura, ku njëra ka përfunduar në mënyrë të çuditshme në vendin e destinuar për parking. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ndihma e shpejtë dhe Policia. Klankosova.tv ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës, derisa ende nuk ka pranuar ndonjë përgjigje lidhur me rastin.