Tahiri për Kurtin dhe VV-në: E dështuan Kosovën, do të turpërohen për këtë gabim historik NULL NULL 31.08.2025 08:43 31.08.2025 08:43 Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri Ish-diplomatja, Edita Tahiri ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka shkelur Kushtetutën e Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Tahiri thotë se VV ka hyrë në Guinness për shkelje kushtetuese, transmeton Klankosova.tv. Sipas saj, ky subjekt politik një ditë do të ndihet i turpëruar për këtë gabim, të cilin ajo e quan historik. “Kosovën e dështuan – vet hyrën në librin e Ginisit si shkelës të Kushtetutës, Kurti e VV – një ditë do të ndjehen të turpëruar për këtë gabim historik”, ka shkruar Tahiri.