Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

SHBA-ja bllokon udhëheqësin palestinez të marrë pjesë në takimin e OKB-së në Nju Jork

NULL NULL
30.08.2025 08:17

Presidentit palestinez Mahmoud Abbas i është ndaluar pjesëmarrja në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork muajin e ardhshëm, pasi atij dhe 80 zyrtarëve të tjerë palestinezë iu revokuan vizat.

Kështu konfirmoi Departamenti Amerikan i Shtetit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio i fajësoi ata për minimin e përpjekjeve për paqe dhe për kërkimin e “njohjes së njëanshme të një shteti të supozuar palestinez”.

Vendimi, i cili është mirëpritur nga Izraeli, është i pazakontë pasi SHBA-ja pritet të lehtësojë udhëtimin për zyrtarët e të gjitha vendeve që dëshirojnë të vizitojnë selinë e OKB-së, transmeton Klankosova.tv.

Ndalimi vjen ndërsa Franca udhëheq përpjekjet ndërkombëtare për të njohur një shtet të Palestinës në seancë – një veprim që administrata e Donald Trumpit e ka kundërshtuar.

lajme të ngjashme