Aksident në rrugën Klinë-Pejë, vetura rrokulliset dhe del nga rruga NULL NULL 29.08.2025 19:53 29.08.2025 19:53 Një aksident raportohet të ketë ndodhur të premten pasdite në rrugën Klinë-Pejë. Klankosova.tv ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se një veturë është rrokullisur dhe ka dalë nga rruga. Sipas lexuesve që kanë kontaktuar redaksinë tonë, thuhet se në aksident ka qenë e përfshirë edhe një veturë e dytë. Klankosova.tv ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare. /Klankosova.tv