Aro Muric debuton në Serie A NULL NULL 29.08.2025 18:29 29.08.2025 18:29 Portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muric do të debutojë në elitën e futbollit italian. Ish-gardiani i Ipswich Town ka fituar besimin e trajnerit Fabio Grosso i cili e ka vendosur në portë për ndeshjen që Sassuolo ka ndaj Cremoneses. Italia bëhet vendi i pestë ku Muric vazhdon karrierën pas eksperiencave në Angli, Holandë, Spanjë dhe Turqi. Ndeshja mes Sassuolos dhe Cremoneses do të nisë në orën 18:30 dhe do të transmetohet në Art Motion në kanalin Sport 1.