Diarreja aq e rëndë e aktores shkakton anulimin e fluturimit NULL NULL 19.08.2025 21:59 19.08.2025 21:59 E Një fluturim nga Newark për në Indianapolis në ShBA u anulua pasi aktorja dhe shkrimtarja Meghan Reinertsen pësoi një rast të rëndë helmimi ushqimor gjatë udhëtimit. Ajo kaloi mbi 90 minuta e mbyllur në tualetin e avionit, duke vuajtur nga diarreja dhe të vjellat, çka e bëri tualetin të papërdorshëm. Stjuardët morën leje të veçantë nga piloti për ta lënë atë në tualet deri sa avioni të ateronte. Pas zbritjes, një ekip u thirr për të pastruar ambientin dhe fluturimi i radhës u anulua. Reinertsen tha se u detyrua të largohej me karrocë dhe u ndje si “biorrezik”. Ngjarja u bë virale në TikTok, duke mbledhur miliona shikime, teksa ishte ajo që e pranoi publikisht se cila kishte qenë arsyeja e anulimit të fluturimit.