Aksident në Lubeniq të Pejës, 5 të lënduar NULL NULL 21.03.2016 11:56 21.03.2016 11:56 Pesë persona janë lënduar, gjatë një aksidenti trafiku që ka ndodhur dje në fshatin Lubeniq të Pejës. Policia njofton se si pasojë e këtij aksidenti në të cilin ishin të përfshira një veturë dhe një traktor, 2 persona kanë marrë lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar për trajtim në QKUK. “Deri te aksidenti ka ardhë kur drejtuesi i veturës-i dyshuari mashkull K-Shqiptar ka humbur kontrollin ndaj automjetit, ka dalë në shiritin e kundërt të lëvizjes ku është përplasur në pjesën frontale të traktorit i cili ishte duke lëvizur nga drejtimi i kundërt”, bën të ditur policia, transmeton Klan Kosova. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.