Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

PSG-ja fiton Superkupën falë penaltive

NULL NULL
13.08.2025 23:12

Paris Saint-Germain ka shënuar fitore dramatike ndaj Tottenham Hotspurs në Superkupën e Evropës.

Kampionët evropianë po humbnin 2:0 deri në minutën e 85-të, falë dy golave nga dy qendërmbrojtësit, Micky Van de Ven, 39′, dhe Cristian Romero, 48′.

Dy rezervistët, Lee Kang-in, 85′, dhe Goncalo Ramos, 90+4′, u përkujdesën që ta shpëtojnë Parisin nga disfata.

Kur erdhën penaltitë, aty PSG-së i priu fati duke fituar 4:3, dhe duke i dhënë jehonë edhe më shumë një sezoni të suksesshëm.

lajme të ngjashme