Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fillon dorëzimi i aplikacioneve nga gratë e dhunuara (VIDEO)

NULL NULL
19.03.2016 20:19

Shumë nga gratë e dhunuar gjatë luftës ende i kanë të freskëta kujtimet

Ankthi i para 17 vjetëve vazhdon të jetë prezent edhe sot, njofton Klan Kosova.

Përkundër tmerrit të përjetuar, gratë kosovare kanë vendosur të mos heshtin.

Edhe një 54 vjeçare po e bënë këtë pikërisht në ditën kur nisi aplikimi për njohjen e statusit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Kjo e mbijetuar e kësaj dhunë, pos që e mirëpriti këtë nisme të Presidentes Jahjaga, u bëri thirrje të gjitha atyre që e patën fatin e saj, të ngrisin zërin sa do e vështirë që kjo mund të jetë për to.

Thirrje të ngjashme beri edhe këshilltarja e të parës së vendit, Jeta Krasniqi e cila ishte e angazhuar rreth ligjit që u miratua para dy viteve në Kuvend.

Të shtunën janë dorëzuar vetëm 3 aplikacione nga 3 gra që janë pjesë e rreth 20 mijë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Aplikimi do të zgjasë 5 vjet.

Ndërsa, vlerësimi i tyre do të bëhet nga komisioni qeveritar, që tashmë është krijuar.

Kronikë nga Arbresha Shpati.

 

 

lajme të ngjashme