Familja e doktorit Shaqir Demiri kthehet në pronën e tyre pas 25 vjetësh (VIDEO) NULL NULL 06.08.2025 07:49 06.08.2025 07:49 Një lajm i mirë vjen nga Mitrovica e Veriut. Pas 25 vjetësh familja e doktorit të njohur Shaqir Demirit, është kthyer në banesën e tyre. Kjo u bë me ndihmën e Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës. Por, gjatë asistimit në rrugën “Lola Ribar”, policia ka gjetur një sasi të konsiderueshme të armatimit. Korrepodenti i Klan Kosovës, Urall Boshnjaku, ka dhënë detaje nga ky zhvillim. Boshnjaku në një paraqitje direkte në emisionin e mëngjesit “Ora 7” ka thënë se dyshohet se ky armatim i përket njërit nga pjesëmarrësve në sulmin e Banjskës.