Dua Lipa mahnitet me Prince Caffe NULL NULL 02.08.2025 19:34 02.08.2025 19:34 Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka reaguar pasi zyrtarisht e ka marrë shtetësinë kosovare. Dua, pas performancës së mbrëmshme në Festivalin “Sunny Hill”, tha se pasi u bë kosovare, festoi fort me mijëra fansa. “E mora shtetësinë e Kosovës një natë para dhe pastaj festova fort në Sunny Hill Festival një natë më pas. E dua jetën”, shkroi Dua, transmeton Klankosova.tv. Ndërkaq, super-ylli botëror duket se është mahnitur edhe nga dhurata që Prince Caffe i ka bërë asaj. Në mesin e fotografive të shpërndara në një postim në Instagram, Dua ka përzgjedhur edhe një me kafenë e Prince-it në dorë, ku shihet imazhi i saj mbi kafe. Shtetësinë e Kosovës, Dua Lipa e mori me dekret presidencial nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani. View this post on Instagram A post shared by DUA LIPA (@dualipa)