Bendi “The Ambassadors” i Forcave Ajrore të SHBA-së performon në Kosovë më 4 korrik (VIDEO) NULL NULL 03.07.2025 10:04 03.07.2025 10:04 Grupi muzikor “The Ambassadors”, do të sjellë performancën e tij në Kosovë më 4 korrik, në qendër të Prishtinës. Ky bend, që vepron nën ombrellën e Forcave Ajrore amerikane, ka për qëllim promovimin e forcës ajrore përmes artit dhe muzikës, duke përdorur muzikën si një mënyrë për të përçuar dhe forcuar kulturën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. James Wright, nënoficer dhe trombonist në grup, foli në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, duke theksuar rëndësinë e muzikës në lidhjen mes vendeve. “Ne e shfrytëzojmë muzikën si mënyrë për të përjetësuar kulturën. Sa herë që vijmë këtu, thellojmë marrëdhëniet tona dhe miqësinë. Jemi të lumtur që do të performojmë në qendër të Prishtinës, do të jetë një përvojë e mirë dhe do mundohemi ta bëjmë sa më të mire”, u shpreh ai, transmeton Klankosova.tv. Ndiqni intervistën e plotë, në videon vijuese: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 4 orë më parë