Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Të rinjtë po martohen për t’u divorcuar”, mbi 2000 shkurorëzime në Kosovë brenda një viti (VIDEO)

NULL NULL
10.07.2026 14:26

Martesat në Kosovë po zgjasin më pak se në kohët e kaluara.

Të dhënat më të reja të Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë për rritje të numrit të shkurorëzimeve për vitin 2025, mbi 2100, me Prizrenin që kryeson listën e komunave me më së shumti ndarje, transmeton Klankosova.tv.

Avokati Jeton Halimi, në emisionin “Kosova Today” deklaroi se shumica e çifteve të divorcuara i përkasin një grupmoshe të re.

“Është bërë trend një lloj, po bëhen bashkë dhe po përfundon menjëherë në martesë, por ajo martesë po zgjat pak”, u shpreh Halimi në Klan Kosova, ku shtoi se pos kësaj, të njëjtit po kanë shpenzime të mëdha.

Opinionisti Sheki Hoxha, deklaroi se sot të rinjtë po martohen për t’u divorcuar.

“Është në trend për me u bë frajer. Duhet ndal nga dal, i ka disa procese martesa”, u shpreh ai në “Kosova Today”.

Ndërsa opinionisti, Basri Beka deklaroi se që një martesë të funksionojë duhet të ketë respekt të ndërsjellë.

“Për neve si shqiptarë, është shumë e rëndësishme familja, por ne nuk duam një grua të shtypur e sistem patriarkal”, u shpreh ai.

lajme të ngjashme