Valët e të nxehtit, “test i fortë” për trupin e grave – mjekët tregojnë arsyen NULL NULL 10.07.2026 14:24 10.07.2026 14:24 Temperaturat ekstreme mund të jenë më të rënda për gratë sesa për burrat, pasi ndikojnë më shumë në sistemin kardiovaskular dhe në aftësinë e trupit për të rregulluar temperaturën. Sipas mjekes së shëndetit të grave, dr. Nighat Arif, ndryshimet hormonale dhe mënyra se si trupi reagon ndaj nxehtësisë i bëjnë gratë më të ndjeshme ndaj vapës së madhe. Studimet tregojnë se gratë djersiten më pak dhe fillojnë të djersiten në temperatura më të larta, duke e pasur më të vështirë largimin e nxehtësisë së tepërt nga trupi, shkruan Index, transmeton Klankosova.tv. Gjithashtu, ndryshimet në nivelet e hormoneve gjatë ciklit menstrual, shtatzënisë, periudhës së menopauzës dhe ushqyerjes me gji mund të ndikojnë në aftësinë e trupit për të kontrolluar temperaturën. Mjekët bëjnë thirrje për më shumë kujdes dhe masa mbrojtëse, pasi ndryshimet klimatike po sjellin valë të nxehtësisë më të shpeshta dhe më intensive.