“Kurti e ka problem që presidenti me qenë politik, sepse s’mund ta zgjedhë vetë!” (VIDEO) NULL NULL 10.07.2026 13:49 10.07.2026 13:49 ‘Albin Kurti nuk është i sinqertë në deklarimin e tij se Kosova ka nevojë për një president apartiak.’ Kështu po vlerëson gazetari Vullnet Krasniqi, i tha se kryeministrit në detyrë tash po i del si problem mundësia që i pari i shtetit të jetë politike dhe për këtë e përmendi një arsye, raporton Klankosova.tv Në ‘Kosova Today’ në Klan Kosova, ai tha se Kurti s’mundet me zgjedhë presidentin vetë, prandaj po e sheh në këtë formë çështjen, “Së pari, me qenë diskutimi veç për president, ish dashtë me qenë krejt partitë e mbledhuna, me qenë diskutimi publik, me diskutu emra. Kjo çka po ndodhë është pa transparencë. Unë nuk e mora vesh për çka kanë folë sot, veç tha i kemi hap punimet. Me thënë Kurti tash që Kosova ka nevojë për një president apartiak, është mungesë sinqeriteti politik. Pse tash qenka problem me qenë dikush politik tash, sepse ma nuk mundet me zgjedhë vetë. Me pasë mujtë me zgjedhë vetë, kurrë nuk ish kanë problem.” ./Klankosova.tv