Çfarë e pret Sean ‘Diddy’ Combs pas gjyqit për trafikim seksual? NULL NULL 02.07.2025 23:20 02.07.2025 23:20 Sean “Diddy” Combs u shpall fajtor të mërkurën për vepra penale që lidhen me prostitucionin, por u lirua nga akuzat më të rënda për shantazh, komplot dhe trafikim seksual. Combs, 55 vjeç, kishte deklaruar se nuk ishte fajtor për të pesë akuzat për krime të rënda që i ngarkoheshin. Reuters ka raportuar me atë që pritet të ndodhë më pas në këtë rast: Pasi juria lexoi vendimin e saj, avokati mbrojtës Marc Agnifilo i kërkoi Subramanian të lironte Combs me kusht, por që prokurorët e kundërshtuan. DËNIMI Combs përballet me një dënim maksimal prej 10 vitesh burg për secilën nga dy akuzat për prostitucion. Gjykatësi i Qarkut Amerikan, Arun Subramanian, do të përcaktojë dënimin e Combs në një datë tjetër. Përpara se Combs të dënohet, prokurorët dhe avokatët mbrojtës do të paraqesin argumente me shkrim që mbështesin dënimin që ata besojnë se Combs e meriton. APELI Pas dënimit të Combs, avokatët e tij mund të paraqesin një apel për dënimin e tij. Për të pasur sukses në apel, mbrojtja përballet me barrën e madhe të bindjes së Gjykatës së Apelit të Qarkut të 2-të të SHBA-së se Subramanian bëri gabime ligjore që ndikuan në vendimin e jurisë. Çdo ankesë mund të zgjasë me vite. Për shembull, Gjykata e Qarkut të Dytë mbështeti dënimin për trafikim seksual dhe dënimin me 20 vjet burg të personalitetes së shquar britanike Ghislaine Maxëell më 17 shtator 2024, gati tre vjet pas dënimit të saj. / Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.