Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

15 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Filipine, tajfuni shkatërrues po i afrohet

NULL NULL
10.07.2026 13:18

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga një prej stuhive më të fuqishme të dekadave të fundit në jug të Filipineve, ndërsa disa pjesë të Azisë Lindore po përgatiten për mbërritjen e tajfunit Bavi.

Tajfuni Bavi, i cili shtrihet në rreth 1,000 kilometra gjerësi, afërsisht sa gjerësia e Francës, po lëviz mbi Oqeanin Paqësor në drejtim të Tajvanit.

Sipas parashikimeve, stuhia do të sjellë reshje të dendura shiu në veri dhe lindje të Tajvanit, si dhe në një varg ishujsh të largët japonezë, përpara se të godasë bregdetin juglindor të Kinës të shtunën, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv

Sipas Administratës Qendrore të Motit në Tajvan, Bavi pritet të jetë stuhia më e madhe për nga përmasat që godet ishullin që nga viti 1987. /Klankosova.tv

15 Killed In Philippines Landslide As Typhoon Bavi Nears Taiwan

lajme të ngjashme