Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Qasje përbuzëse e Kurtit ndaj Aleancës”, Kajtazi: O zotëri, në diskutimet e mëhershme as nuk e ke ftu (VIDEO)

NULL NULL
10.07.2026 13:34

Qasja e kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, ndaj Aleancës, në deklarimin e sotëm para mediave, pasi kjo parti opozitare e refuzoi ftesën, po cilësohet përbuzëse.

Gazetari Shkumbin Kajtazi në emisionin ‘Kosova Today’ në Klan Kosova, e konsideroi jo të denjë qëndrimin e kryeministrit në detyrë ndaj subjektit politik të Ardian Gjinit, i cili vendosi të mos i shkojë atij në takim.

Ai tha se Kurti s’duhet të harrojë se në diskutimet e mëhershme as nuk e ka fyuar këtë parti politike, prandaj nuk mund të kërkojë që me patjetër Aleanca t’i ëprgjigjet pozitivisht, raporton Klankosova.tv

“Qasja e Albin Kurtit ndaj Aleancës ishte përbuzëse dhe e panevojshme, sepse tha që një parti si Aleancë, qysh mos me ardhë me u taku me mu, në këtë kuptim. Në një far forme, ia çet në pikëpyetje edhe legjitimitetin me i thënë jo. Mbi të gjitha, zotëri (Kurti), në diskutimet e mëhershme as nuk e ke ftuar AAK-në. Nuk mundesh me thënë që AAK duhet me ardhë gjithqysh ën takim. Aleanca nuk është barrikadu kundër Kurtit. Dhe faktikisht është më e sinqerta në opozitë.”

lajme të ngjashme