Aksident tragjik me autobus në Gjermani: Vdes një grua – shoferi në gjendje kritike NULL NULL 10.07.2026 13:04 10.07.2026 13:04 Një grua 59-vjeçare ka vdekur, ndërsa burri i saj ka mbetur i lënduar rëndë në një aksident të rëndë me autobus, që ndodhi të enjten në mbrëmje në Westerstede, në qarkun Ammerland të Gjermanisë. Burri rreth 69-vjeçar, i punësuar në një kompani udhëtimesh, po e drejtonte autobusin pa pasagjerë, ndërsa bashkë me të ishte gruaja e tij, raporton Bild. Pak para hyrjes në fshatin Westerloy, autobusi doli nga rruga në anën e djathtë dhe u përplas në një pemë, transmeton Klankosova.tv 59-vjeçarja nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe vdekja e saj u konfirmua në vendin e ngjarjes. Ndërsa partneri i saj ndodhet në rrezik për jetën dhe është transportuar tashmë me helikopter të emergjencës në një spital në Hannover. /Klankosova.tv