Oficerët e FSK-së diplomojnë në Shqipëri NULL NULL 10.07.2026 12:55 10.07.2026 12:55 Oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë diplomuar në në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Ata kanë kryer me sukses Kursin e Lartë të Oficerit dhe në Kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm, transmeton Klankosova.tv “Këto programe të avancuara të edukimit ushtarak kanë për qëllim zhvillimin e njohurive dhe aftësive profesionale për planifikimin, organizimin dhe drejtimin e operacioneve ushtarake në mjedise komplekse të sigurisë. Ato përgatisin oficerët për të marrë vendime të bazuara në vlerësime profesionale dhe për të ofruar këshillim ushtarak në proceset e planifikimit dhe përdorimit të forcës.” – njoftoi FSK. Sipas FSK-së, përfundimi i këtyre kurseve përfaqëson një arritje të rëndësishme në zhvillimin profesional të oficerëve të FSK-së, duke kontribuar në ngritjen e kapaciteteve udhëheqëse dhe operacionale. /Klankosova.tv