Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Australia ia anulon vizën Kanye Westit për shkak të këngës “Heil Hitler”

NULL NULL
02.07.2025 11:20

Kanye West, i njohur edhe si Ye, i është anuluar viza australiane pasi publikoi këngën “Heil Hitler”, një këngë që promovonte nazizmin, tha të mërkurën ministri i Punëve të Brendshme i vendit.

Reperi amerikan publikoi këngën që lavdëronte udhëheqësin nazist, Adolf Hitler në rrjete sociale dhe platformat e transmetimit të muzikës në maj të këtij viti.

Kënga erdhi disa muaj pasi artisti bërë një sërë postimesh antisemiste në “X”, të cilat përfshinin komente të tilla si “E dua Hitlerin” dhe “Unë jam nazist”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Tony Burke tha se ndërsa komentet e mëparshme ofenduese të bëra nga West nuk kishin ndikuar në statusin e tij të vizës, zyrtarët “e shikuan përsëri” pas publikimit të këngës.

“Ishte një nivel më i ulët dhe zyrtarët prapë shikuan ligjin dhe thanë se Australia nuk ka nevojë për promovimin e atij lloji nazizmi”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.