Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shorti për Europa League, Prishtina sot mëson kundërshtarin

NULL NULL
17.06.2025 08:30

Sot me fillim nga ora 15:00 në Nyon të Zvicrës, do të hidhet shorti për kualifikimet e Europa League.

Fituesja e Kupës së Kosovës, do të njoftohet me kundërshtarin e fazës së pare në garën e dytë më të rëndësishme të futbollit evropian.

Ekipi nga kryeqyteti, pjesëmarrjen këtu e siguroi pasi në finale e Kupës e mposhti Llapin duke u rikthyer në garat evropiane pas disa viteve mungesë, transmeton Klankosova.tv.

Por, duket se skuadra e drejtuar nga Arsim Thaqi, shortin nuk do ta ketë edhe aq të lehtë.

Kjo pasi mund të përballet me skuadra si Shakhtar Donetsk e Legia e Varshavës, mund të jenë dy nga disa klube që Prishtina mund të sfidohet në këtë fazë.

Kundërshtarët e mundshëm të Prishtinës:

Shakhtar Donetsk (Ukrainë);

Legia Varshavë (Poloni);

Sheriff Tiraspol (Moldavi);

CFR Cluj (Rumani);

Hapoel Be’er Sheva (Izrael);

Celje (Slloveni);

Spartak Trnava (Sllovaki).

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.