Kadri Veseli mbush sot 58 vjet NULL NULL 31.05.2025 09:28 31.05.2025 09:28 Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli feston sot ditëlindjen. Ai mbush sot 58 vjet jetë, njofton Klankosova.tv. Në të njëjtën ditë me ish-kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, edhe vajza e tij Rrita e ka ditëlindjen. Veseli i cili po mbahet në Hagë tash e disa vjet pasi akuzohet për krime lufte, lindi më 31 maj të vitit 1967 në Mitrovicë. Kujtojmë se, avokatët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, më 2 qershor pritet ta dorëzojnë mocionin për rrëzimin e pikave të aktakuzës. /Klankosova.tv Mbrojtja e Thaçit dhe të tjerëve, pritet ta dorëzojë më 2 qershor mocionin për rrëzimin e pikave të aktakuzës