Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

S’ka fitues në “Zahir Pajaziti”, Llapi – Prishtina 1:1

NULL NULL
28.04.2025 18:24
S'ka fitues në "Zahir Pajaziti" mes Llapit dhe Prishtinës

S’ka fitues në ndeshjen e javës së 31-të mes Llapit dhe Prishtinës.

Loja në “Zahir Pajaziti” në Podujevë mbaroi 1:1.

Në epërsi kaluan vendasit përmes Ardit Tahiri, i cili në minutin e 17-të realizoi për 1:0 nga penalltia.

Ndërkaq skuadra nga kryeqyteti u kundërpërgjigj në minutin e 69-të.

Për 1:1 shënoi Leotrim Kryeziu, njofton Klankosova.tv.

Pas këtij barazimi, ekipi i Tahir Batatinës, shkon në kuotën e 40 pikëve dhe mban pozitën e shtatë në tabelë, derisa ajo e Arsim Thaqit, me po aq pikë gjendet një pozitë më lartë, në të gjashtën.

Këto dy skuadra do të përballen me njëra-tjetrën edhe në finale të Kupës së Kosovës/ Klankosova.tv.

lajme të ngjashme