Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Ultramaratona”, studentët protestues të Serbisë me vrap ia mësyjnë Brukselit

NULL NULL
25.04.2025 17:24

Pasi përshkuan me biçikletë gjithë rrugën deri në Francë, studentët protestues të Serbisë të premten kanë nisur një vrapim prej gati 2000 kilometrash drejt Brukselit që synon të tërheq vëmendjen e Bashkimit Evropian ndaj luftës së tyre disamujore kundër korrupsionit dhe për sundimin e ligjit në vendin ballkanik.

Më shumë se 20 studentë u nisën nga qyteti verior serb i Novi Sadit për një “ultramaratonë” që pritet të zgjasë 18 ditë.

Të brohoritur nga qindra njerëz, studentët u nisën drejt qytetit lindor kroat të Osijekut, ndalesa e parë e udhëtimit të tyre, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.

Studentët e universitetit kanë qenë një forcë kyçe pas një lëvizjeje mbarëkombëtare kundër korrupsionit në Serbi që po e trondit presidentin populist Aleksandar Vuçiq.

Ai po e udhëheq zyrtarisht Serbinë drejt anëtarësimit në BE, por është akuzuar për shtypjen e lirive demokratike, ndërsa forcon lidhjet me Rusinë dhe Kinën.

lajme të ngjashme