Merr flakë aeroplani me rreth 300 pasagjerë brenda në Orlando të Floridas NULL NULL 21.04.2025 20:04 21.04.2025 20:04 Rreth 300 pasagjerë janë evakuuar pasi motori i aeroplanit Delta mori flakë derisa ishte në asfalt në Aeroportin Ndërkombëtar të Orlandos në Florida. Videot e publikuara në rrjete sociale tregojnë tymin dhe flakët nga motori dhe pasagjerët që dalin nga aeroplani përmes rrëshqitjeve të urgjencës. Fluturimi i Delta 1213 ishte caktuar të nisej nga Orlando, i famshëm si shtëpia e Disneyworld, për në Atlanta me pothuajse 300 njerëz në bord. Nga zjarri nuk raportohet për të lënduar, transmeton Klankosova.tv. Linja ajrore tha se ekuipazhet evakuuan kabinën kur flakët u panë në një nga dy motorët kryesorë të avionit. Administrata Federale e Aviacionit tha se do të hetojë incidentin.