“Përkushtimi i tij ndaj paqes ishte frymëzim për miliona njerëz”, thotë Rutte për Papën NULL NULL 21.04.2025 13:25 21.04.2025 13:25 Mark Rutte Shefi i NATO, Mark Rutte ka reaguar pas vdekjes së Papa Françeskut. “ Përkushtimi i tij ndaj paqes dhe dhembshurisë ka qenë një frymëzim për miliona njerëz. Ngushëllimet më të thella komunitetit katolik dhe të gjithë atyre që u prekën nga humanizmi i tij”, shkruan Rutte në një postim në X. Pas vdekjes së kreut të Vatikanit mëngjesin e sotëm kanë ardhur reagime të shumta nga e mbarë bota. Kardinali Jorge Mario Bergoglio u zgjodh në krye të Kishës Katolike në mars të vitit 2013 pasi Papa Benedikti XVI u largua nga pushteti.