Kush është narkodileri shqiptar që u depërtua për herë të tretë nga Britania? (VIDEO) NULL NULL 16.04.2025 10:21 16.04.2025 10:21 Një narkotrafikant shqiptar është deportuar nga Britania e Madhe për herë të tretë, pasi u kap sërish duke qëndruar ilegalisht në vend. Bëhet fjalë për Ronaldo Zanin, 26-vjeçar, i cili pavarësisht se ishte deportuar dy herë më parë, kishte arritur të futej sërish në Britani ilegalisht. Ai dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale shqiptare që operon me shitjen e kokainës, njofton Telegraph, transmeton Klankosova.tv. Zani u deportua fillimisht në vitin 2019 pasi u kap duke shitur kokainë. Sipas mediave britanike, ai ishte rikthyer më vonë dhe madje u kishte thënë klientëve të tij: “Jam kthyer.” Ndiqni detajet, në emisionin e poshtëm të “Ora 7” në Klan Kosova: