Interi e merr avantazhin ndaj Cagliarit pas 13 minuta lojë NULL NULL 12.04.2025 18:23 12.04.2025 18:23 Marko Arnautoviq e ka kaluar Interin në epërsi ndaj Cagliarit. Mjaftuan më pak se 13 minuta që kampioni aktual i Italisë të shënojë në “Giuseppe Meazza”, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 32-të kampionale. Janë pikërisht “Nerazzurët” që e udhëheqin renditjen tabelare në Serie A, me 68 pikë, tri më shumë se Napoli i vendit të dytë, raporton Klankosova.tv. Nëse nuk ndodh ndonjë befasi në përballjen e sotme, atëherë “Zi-kaltërit” do të ngjiten në kuotën e 71 pikëve. Kjo ndeshje po transmetohet drejtpërdrejt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, ArtMotion!