Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dy shoferë në Ferizaj ndëshkohen për tejkalim shpejtësie

NULL NULL
05.04.2025 09:05

Policia në Ferizaj, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy shoferë pasi tejkaluan shpejtësinë e lejuar

A.N., 36 vjeç, dhe A.B., 28 vjeç, në rrugën “Rexhep Bislimi”, një zonë me kufizim shpejtësie prej 40 km/h, njëri nga shoferët po lëvizte me 77 km/h, ndërsa tjetri me 76 km/h, transmeton Klankosova.tv.

Për këto kundërvajtje, policia ka shqiptuar masa ndëshkuese për secilin prej tyre: gjobë prej 200 eurosh, 2 pikë negative në patentë shofer dhe pezullim të lejes së drejtimit për një periudhë prej tre muajsh.

lajme të ngjashme