Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trajneri i Kosovës tregon arsyen e mosftesës së Meriton Korenicës

NULL NULL
17.03.2025 13:20
Trajneri i Kosovës, Franco Foda

Trajneri i Kosovës Franco Foda, sot ka mbajtur një konferencë me gazetarë.

Një nga temat që u trajtua është edhe mosftesa e Meriton Korenicës në Kombëtaren e Kosovës për dy ndeshjet e marsit ndaj Islandës në “play-off” të Ligës së Kombeve.

Por, strategu gjerman tha se futbollisti i Clujit, mund të ftohet në grumbullimin e radhës.

“Fatkeqësisht nuk mund t’i ftojmë 30 lojtarë, kemi menduar t’i ftojmë vetëm 25 lojtarë, këta na kanë bindur se janë të duhurit. Në qershor i kemi ndeshjet tjera, nëse lojtari në fjalë (Korenica) vazhdon me formë të tillë, atëherë mund të ketë ftesë edhe për të”, deklaroi Foda.

Zhgënjimin për mosftesën e kishte shfaqur edhe Korenica.

Por, ai u tregua i matur në deklarimet e tij duke thënë se shpreson që në ndeshjet e tjera të ftohet për të luajtur për “Dardanët”.

lajme të ngjashme