Reali fiton me golat e Mbappes, Ancelotti shpërthen në kritika NULL NULL 15.03.2025 21:25 15.03.2025 21:25 Real Madridi ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Villarealit me rezultat 1-2. Vendasit ishin në epërsi që nga minuta e shtatë e ndeshjes, ku Foyth shënoi me kokë. Ndërsa, Reali i kundërpërgjigj me dy gola të shpejtë të Mbappes, i cili shënoi në minutën e 17-të dhe të 23-të, njofton Klankosova.tv. Pas ndeshjes, trajneri i Realit, Carlo Ancelotti shpërtheu në kritika ku tha se “kjo është hera e fundit që luajmë pa 72 orë pushim, ne nuk do të shfaqemi në fushë nëse kjo ndodhë përsëri”. Reali gjendet në vendin e parë me 60 pikë, tri më shumë se Barcelona që është në të dytin, por që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara, ndërsa Villareali pozicionohet në vendin e pestë me 44 pikë.