Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjilani e Dukagjini barazojnë rezultatet krejt në fund

NULL NULL
15.03.2025 16:04

Pas nëntë ndeshjesh pa fitore, dukej që Prishtina më në fund do ta thyente këtë “mallkim”.

Por sërish nuk ndodhi, pasi Gjilani arriti ta barazojë rezultatin në 1-1, vetëm pak sekonda para se të mbyllej krejt takimi, njofton Klankosova.tv.

Kryeqytetasit avancuan në pjesën e parë, pas një autogoli të Senad Jaroviq, por “Skifterat” e shmangën humbjen me Marko Roganoviq.

Minutat shtesë ishin vendimtare edhe për gjilanasit tjerë.

Drita po avanconte deri në të 92-tën, në udhëtim te Dukagjini.

Megjithatë goli i Denys Kostyshyn në fund të pjesës së parë, nuk mjaftoi për tre pikë të radhës, pasi klinasit barazuan me Hekuran Berishën.

“Intelektualët” vazhdojnë ta udhëheqin renditjen tabelare me 54 pikë, plot 11 sosh më shumë se Ballkani i vendit të dytë, raporton Klankosova.tv.

Nga ana tjetër, Prishtina e Dukagjini kanë shkuar në kuotën e 32 pikëve, kurse Gjilani ka 35.

 

lajme të ngjashme