Altin Aliu shpallet “Ylli i Javës” pas hat-trick-ut ndaj Gjilanit NULL NULL 14.03.2025 11:48 14.03.2025 11:48 Sulmuesi i FC Malisheva, Altin Aliu, është shpallur “Ylli i Javës” këtë sezon në Albi Mall Superligë. Aliu u shpall më i miri i javës falë shkëlqimit në fitoren 4:1 ndaj SC Gjilani, duke realizuar hat-trick. Pas marrjes së çmimit, Aliu u shpreh i lumtur dhe falënderoi bashkëlojtarët për ndihmën, transmeton Klankosova.tv. “Duke e pasur parasysh që SC Gjilani ka pasur ambiciet e veta, jemi përgatitur shumë për këtë ndeshje, sepse këto 3 pikë na japin stabilitet për pjesën e sipërme të tabelës. Jemi përgatitur maksimalisht dhe çdo lojtar e tregoi shpirtin luftarak, andaj edhe dolëm pozitivë në këtë ndeshje”. Që nga fillimi i sezonit, Malisheva ka treguar ambiciet për dalje në Evropë dhe duke e pasur parasysh kontingjentin e lojtarëve që kemi dhe atmosferën e mirë, do ta japim maksimumin që të arrijmë objektivat e klubit dhe suksesin tonë, tha ai, për faqen zyrtare të FFK-së.