Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ballkani vs Ferizaj, ndeshja hapëse e xhiros së 25-të

NULL NULL
14.03.2025 09:47

Sezoni 2024/2025 i Superligës së Kosovës në futboll po shkon drejt fundit.

Ndonëse puna e kreut pothuajse ka marrë fund, me Dritën që ka “fluturuar” 13 pikë larg Ballkanit në vendin e dytë, lufta megjithatë mbetet te skuadrat nga mesi i tabelës e poshtë.

Java e 25-të nis me duelin mes Ballkanit dhe Ferizajt, me këtë të fundit që gjendet në vendin e 5-të me gjithsej 32 pikë të tubuara, tri mbi Suharekën që është në vendin e 8 të tabelës, vend ky që shkon në barazh.

Me fitore, Ferizaj do të merrte vendin e katërt, të cilin aktualisht e zë Gjilani me 34 pikë.

E Ballkani nga ana tjetër, do të shpresojë në tre pikë në këtë përballje, me të cilat do të mbante gjallë pak shpresat për titull.

Ndeshja do të transmetohet në kanalin sportiv S1 të platformës Artmotion nga ora 14:00. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme