Fernandesi me hat-trick ia siguron Unitedit çerekfinalen e Europa League NULL NULL 13.03.2025 23:09 13.03.2025 23:09 Manchester Unitedi është kualifikuar në çerekfinale të Europa League pas fitores së thellë prej 4-1 ndaj Real Sociedadit. Mysafirët kaluan të parët në epërsi me anë të Oyarzbalit, i cili shënoi në minutën e 10-të, ndërsa vetëm gjashtë minuta më vonë, Bruno Fernandes barazoi shifrat në 1-1. Fernandes në këtë ndeshje kompletoi hat-trickun, ku në minutën e 50-të shënoi për epërsinë e parë për Unitedin, ndërsa në të 87-ën kompletoi tre golëshin e tij, njofton Klankosova.tv. Për rezultatin përfundimtar në këtë takim u përkujdes Dalot, i cili shënoi në minutën e 91-të të ballafaqimit. Unitedi kalon tutje me rezultat të thellë prej 5-2 nga të dyja ndeshjet, pasi takimi i parë kishte përfunduar baras, 1-1. Kalimin tutje sonte e siguruan edhe Lyoni e Tottenhami, teksa ndeshja mes Rangres dhe Fenerbahçes ka shkuar në vazhdime.