Kosova fiton ndaj Ukrainës 31-30 dhe shpreson për Evropianin e hendbollit NULL NULL 13.03.2025 23:15 13.03.2025 23:15 Kombëtarja e Kosovës në hendboll, e ka mposhtur Ukrainën në Prishtinë me rezultat 31:30. Ky duel i vlefshëm për Grupin 6 në kualifikimet për kampionatin evropian “Euro 2026”, i ka rritur shpresat për “Dardanët” që të rreshtohen në mesin e më të mirëve, raporton Klankosova.tv. Përfaqësuesja jonë e mbylli edhe pjesën e parë në avantazh, duke shkuar në pushim 16:12. Ëndrra për t’u kualifikuar tashmë është e mundshme, nëse të dielën në Klaipeda të Lituanisë, Kosova fiton sërish ndaj kundërshtarit të njejtë. Dy shtetet e para nga secili grup sigurojnë direkt pjesmarrjen në Kampionatin Evropian, ndërsa do të kualifikohen edhe katër më të mirat e vendeve të treta, gjë të cilën reprezentacioni ynë shtetëror e ka objektiv, njofton Klankosova.tv “Euro 2026” organizohet në Skandinavi, ku ndeshjet do të luhen në tri shtete, Norvegji, Suedi dhe Danimarkë, teksa finalet e këtij turneu nisin nga data 15 janar 2026. Kosova 31-30 Ukraina