Suhareka mposht Feronikelin NULL NULL 13.03.2025 15:31 13.03.2025 15:31 Përballja e fundit e xhiros së 24-të në Superligën e futbollit, i solli tre pikë të vlefshme Suharekës. Në ballafaqimin e sotëm në Stadiumin e Qytetit në Suharekë, që nisi në orën 14:00, vendësit mposhtën me rezultat 2-1 Feronikelin74. “Të verdhët” arritën të krijojnë epërsi të dyfishtë, por mysafirët ia dolën të ngushtojnë këtë epërsi në minutën e 78-të. Megjithatë, deri në fund të ndeshjes nuk pati ndryshim të rezultatit. Kështu, Suhareka me këto tre pikë ngjitet nga vendi i 9-të në të 8-tin, ndonëse ende në zonën e rrezikshme, kurse Feronikeli mbetet në vendin e fundit. /Klankosova.tv