ASIST vjen sonte me tri temat më të nxehta të basketbollit kosovar NULL NULL 10.03.2025 14:06 10.03.2025 14:06 ASISTI i 609-të sonte shtjellon tri temat më të nxehta aktualisht në basketbollin kosovar: – Referimi; – Dështimi i Përfaqësueses së Kosovës për të kaluar parakualifikimet; – Zgjerimi i Superligës nga 8 në 10 klube; Pse po çalon referimi në basketbollin kosovar? Pse dhe sa po e dëmton basketbollin gjykimi i dobët ? Pse Kosova për herë të pestë rresht dështon t’i kaloj parakualfikimet për Eurobasket dhe Botëror? A ishte gabim angazhimi i selektorit Choulet? Pse nuk e angazhoi Kosova ndihmësin e Atamanit te Panathinaikosi , Cenk Yildirimin? Pro et contra zgjerimit të Superligës në 10 skuadra: A është financiarisht i arsyeshëm zgjerimi i Superligës? Si do të ndikonte në kualitetin e Superligës? Rreziku dhe të mirat e zgjerimit? Gjitha këto tema me interes jashtëzakonisht të lartë për basketbollin kosovar sonte i diskutojmë me njeriun e parë të basketbollit kosovar, Arben Fetahun, kryetarin e Federatës së Basketbollit të Kosovës. Pjesa e dytë i dedikohet elitës së basketbollit të meshkujve me ProCredit Superligën dhe Ligën Unike Vikendi solli ndeshje dhe rezultate interesante , si dhe ndryshime në renditjet tabelore Sigal Prishtina shënoi fitoren e 9 rresht pas dramës fantastike basketbollistike ndaj rivalit lokal Borës, Peja kaloi lehtë ndaj Proton Cable Prizrenit kurse të dielën ishim dëshmitar të dy dueleve të nxehta Vëllaznimi – Bashkimi dhe Golden Eagle Ylli– Trepça ku dy top skuadrat luftuan për të ruajtur lidershipin. Gjitha këto në përmbledhjet dhe analizat e detajuara të cilat kompletohen me Pesëshet dhe MVP-it e Javës në ASIST Por as kjo nuk është e tëra sepse në pjesën e tretë vjen basketbolli i femrave me Ligën Unike dhe Superligën e Femrave ndërsa sot na kthehet edhe blloku i dashur për gjithë ne, Shqiptarët në Botë i cili sjell lajmet e fundit mbi shfaqjet e lojtarëve dhe trajnerëve shqiptarë. Krejt në fund, ajka e ASISTIT me Top 10 aksionet më të bukura të kësaj jave fenomenale. Gjitha këto dhe shumë më shumë në ASISTIN 609 sonte shumë të nxehtë nga ora 19:30 në Sport 1 në Artmotion dhe menjëherë pas Edicionit Special në Klan Kosova