“Dobjetën” ndaj Spartakut, Daku ia kushton Manajt që pësoi goditje në kokë (VIDEO) NULL NULL 10.03.2025 02:30 10.03.2025 02:30 Gjithë opiniponi sportiv dhe jo vetëm, u shqetësua nga “kollapsi” që futbollisti shqiptar, Rey Manaj, përjetoi pas një goditje në kokë që mori në ndeshjen e ekipit të tij, Sivasspor kundër Gozetepe, në Superligën e Turqisë. Sulmuesi u dërgua me autoambulancë në spital, atje ku fatmirësisht e mori vetën, njofton Klankosova.tv Ky moment sigurisht që e preku edhe bashkëlojtarin e tij te Kombëtarja e Shqipërisë, Mirlind Dakun. Ky i fundit, sot realizoi dy golat e fitores 2-1 të Rubin Kazanit ndaj Spartak Moskës. Në emisionin “Sports Show” në Klan Kosova, Daku tha se pikërisht Manajt ia dedikoi “dopjetën” e shënuar në këtë përballje. Ndiqeni videon për më shumë detaje!