Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Interi e përmbys Monzën, nga 0-2 kthehet në 3-2

NULL NULL
08.03.2025 22:29

Kampioni i Italisë dhe lideri aktual në Serie A, ka bërë një rikthim të madh në duelin e sontëm ndaj Monzës.

0-2 e pa vetën Interi duke pësuar në “Giusseppe Meazza”, por pa u demoralizuar, e nisi rikthimin.

Ishte Marko Arnautoviq ai i cili në fund të pjesës së parë e ngushtoi disavantazhin, për t’i lënë rrugë bashkëlojtarëve të tij që në pjesën e dytë, të kthejnë gjithçka në favor.

Më pas doli në skenë Hakan Calhanoglu ai i cili barazoi rezultatin në 2-2, kurse kapiteni Lautaro Martinez, ktheu gjithçka në favor të ekipit të tij.

Goli i barazimit 2-2 nga Hakan Calhanoglu

Kjo ndeshje po transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, ArtMotion!

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.